Një aksident me vdekje është regjistruar këtë fillimjavë në fshatin Gjergjan të Elbasanit.
Një autoveturë dhe një motor janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka humbur jetën 78-vjeçari që ndodhej në motor.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes që solli këtë aksident që rezultoi fatal për jetën e 78-vjeçarit i cili u identifikua si banor i zonës.