Taksistët shprehin shqetësimin: E kemi të pamundur të organizohemi

Shqipëria

Taksistët shprehin shqetësimin: E kemi të pamundur të organizohemi

Më: 31 maj 2021 Në ora: 18:07
Foto ilustrim

Ministira e Shëndetësisë ka miratuar kërkesën e taksistëve për të marrë dozën e vaksinës anticovid, por i ka lënë atyre  vetëm 2 ditë kohë.

Kreu i sindikatës së taksistëve Bilbil Cara shpreh shqetësimin se është kohë e pamjaftueshme  për punonjësit e këtij sektori, pasi puna e tyre është individuale dhe me një orar të papërcaktuar.

Ata kërkojnë që të kenë më shumë ditë në dispozicion për të marrë dozën anticovid.  

"Nuk do arrijmë dot që t;i çojmë nga 50 e 50 taksistët se secili ka punën e vet. Ai do ta ketë emrin në listë sepse ne emrin në listë ja kemi dërguar ministrisë së Shëndetësisë dhe zyrës vendore janë të gjitha këtu. Kërkojnë që brenda këtyre dy ditëve shoferët e taksive të vaksinohen dhe të mos ngelë asnjë," tha ai.

Fillimisht janë rreth 1500 taksistë që operojnë në Tiranë që pritet të vaksinohen për të krijuar mbrojtjen nga koronavirusi. Procesi për ta do të nis  në datën 1 qershor dhe do tu injektohet vaksia ruse sputnik.

Më pas procesi i vaksinimit të këtyre punonjësve do të shtrihet edhe në rrethe.

"Për dy ditë është e pamundur t'i bëjmë të gjithë, është e pamundur t'i lajmërojmë të gjithë sepse ne nuk jemi ministria e Shëndetësisë apo ministria e Arsimit, apo dikaster që i ka nën komandë në rresht te dera e parë. Ne i kemi taksistët të shpërndarë që këtu e deri në Shëngjergj, 35 km larg dhe janë lajmëruar që dje, po lajmërohen dhe sot po është e pamundur të grumbullohen 1000 taksi individe."

Në sektorin e transporti publik janë rreth 17 mijë punonjës që pas tashmë janë përfshirë në listën prioritare për tu vaksinuar, nga të cilët rreth 3000 janë taksistë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat