Videot në TikTok të gjyqtares Enkelejda Kapedani - ja çfarë rrezikon ajo pas hetimit disiplinor

Shqipëria

Videot në TikTok të gjyqtares Enkelejda Kapedani - ja çfarë rrezikon ajo pas hetimit disiplinor

Më: 31 maj 2021 Në ora: 18:27
Enkelejda Kapedani

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka urdhëruar hetim disiplinor për gjyqtaren e Elbasanit, Enkelejda Kapedani.

Vendimi erdhi pas publikimit të disa videove të saj në platformën Tik-Tok.

Hetim disiplinor ka nisur menjëherë pas publikimit të videove në media dhe bazohet mbi Kodin e Etikës, i miratuar në muajin prill nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Veprimet që mund të merren ndaj gjyqtares nisin nga vërejtja publike e deri në atë më ekstremin, shkarkim nga detyra. Në Pikën 9 të Kodit të miratuar nga KLGJ-ja më 22 prill me firmën e kryetares Naureda Llagami, thuhet se “gjyqtari shmang sjelljen e pahijshme dhe shfaqjen e saj në të gjitha aktivitetet e tij. Si subjekt i vëzhgimit të vazhdueshëm publik, gjyqtari duhet të pranojë kufizime personale që mund të shihen si të paarsyeshme për një qytetar të thjeshtë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat