Deputetja e zgjedhur e PS: Unë i kërkova Ramës të lejojë tifozët në stadiume, nuk thotë kurrë jo për Shkodrën

Shqipëria

Deputetja e zgjedhur e PS: Unë i kërkova Ramës të lejojë tifozët në stadiume, nuk thotë kurrë jo për Shkodrën

Më: 31 maj 2021 Në ora: 20:53
Foto ilustrim

Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste në zonën e Shkodrës, Edona Bilali ka deklaruar me anë të një statusi në Facebook se ka qenë ajo që i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të vendosë për lejimin e tifozëve në stadium.

Bilali shkruan se kërkesa e tyre iu pranua dhe ndaj ka një “falënderim special që nuk thotë kurrë “Jo” për Shkodrën”.

"Sonte Vllazninë e duartrokasim në stadium. Tifozët më kërkuan publikisht që  të bëhesha urë për ti kërkuar Kryeministrit tna lejonte në stadium sigurisht me numra të limituar dhe duke respektuar masat ndaj COVID-19. E kërkuam dhe na u pranua ndaj një falenderim special që nuk thotë kurrë “Jo” për Shkodrën. 

Falenderim gjithashtu edhe Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu që mirëkuptoi kërkesën tonë. Tani është rradha jonë që me distancim fizik ta shpërblejmë. Sonte zemra rreh fort," ka shkruar Bilali në statusin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat