Rama jep lajmin e mirë: Mbërrijnë në Rinas edhe 11,700 vaksina Pfizer

Shqipëria

Rama jep lajmin e mirë: Mbërrijnë në Rinas edhe 11,700 vaksina Pfizer

Më: 31 maj 2021 Në ora: 21:38
Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se në aeroportin e Rinasit kanë ardhur edhe 11,700 vaksina Pfizer.

Kështu numri në total i vaksinave Pfizer që kanë hyrë në vendin tonë ka shkuar në 858,750.

Po ashtu Rama tregon se deri tani numri i qytetarëve të vaksinuar me vaksinën Pfizer ka shkuar në 776,461 vaksinime për të moshuarit dhe punonjësit e shërbimeve kritike.

“Sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza” edhe 11,700 vaksina Pfizer, duke e çuar në 858,750 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura në Shqipëri

Deri tani ia kemi dalë të kryejmë 776,461 vaksinime për të moshuarit dhe punonjësit e shërbimeve kritike, me synimin për të zgjeruar së shpejti fashën e vaksinimit, drejt objektivit 1 MILION vaksinime brenda qershorit”, shkruan Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat