Për Bamir Topin, Partisë Demokratike i mungon sinqeriteti.
Ai tha në “Quo Vadis” se Lulzim Basha nuk duhet të fshihet “pas një elegance në sjellje dhe komunikim”, por të pranojë përgjegjësinë e humbjes në zgjedhjet e 25 prillit.
“Ajo parti shfaq mungesën e sinqeritetit, hipokrizinë e lidershipit.”
I pyetur nëse ndikoi retorika e Presidentit Ilir Meta në humbjen e koalicionit opozitar, Topi tha: “Meta nuk i prishi punë koalicionit opozitar. Është alibi e gabuar nëse peshën e fajit për humbjen e 25 prilli t’ia kalojë dikujt tjetër.”