Një e moshuar është plagosur mëngjesin e sotëm nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Livadhjasë në Finiq të Sarandës.
Mësohet se e plagosur ka mbetur Eli Marini 78-vjeçe, e cila është dërguar menjëherë në spital nga kalimtarë të rastit.
Ndërkohë shoferi i automjetet që e ka përplasur është larguar nga vendi i ngjarjes.
78 vjecarja Eli Marini kishte dalë për të kullotur bagëtitë, por u përplas nga makina.
Policia shkoi në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.