Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë ditën e sotme padinë e bërë nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim për qarkun e Vlorës.
Kjo vjen pasi Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi kërkesat e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve.
Kujtojmë se Kolegji filloi punën e tij një ditë më parë, ku vendosi të rrëzojë kërkesën e PD dhe LSI për qarkun e Gjirokastrës.
Pas Gjirokastrës, në Kolegjin Zgjedhor mbeten për tu shqyrtuar edhe 8 qarqe të tjera që u rrëzuan nga KAS.
KAS ditën e djeshme përfundoi maratonën rreth një mujore të animimeve të partive politike për zgjedhjet e 25 prillit.
PD kërkoi që KAS të shpallë pavlefshmëri të zgjedhjeve në 9 qarqe të vendit, në Shkodër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë, Fier, Berat, Gjirokastër dhe Korçë, por pretendimet për manipulime votash u rrëzuan dhe vendimi i takon Kolegjit Zgjedhor për të shpallur verdiktin përfundimtar.