Drejtuesi i punimeve të OSSH në Gjirokastër është arretuar për vdekjen e elektriçistit Gëzim Çabej.
52-vjeçari nuk kreu kontrollin dhe monitorimin e punës së elektricistëve.
Gjithashtu nën hetim është edhe një operator i OSSH në Gjirokastër, pasi dyshohet se falsifikoi dokumente duke ndërhyrë në librin e dispeçerisë.
Ditën e djeshme teksa riparonin një linjë elektrike në lagjen Gërhot, ndërroi jetë Gëzim Çabej dhe u dëmtua një tjetër. Ai u transportua me helikopter në spital, por nuk ia doli.