"Kanabisi po “lulëzon” ne Qarkun e Gjirokastres, si shperblim per ata me kontribute elektorale!
Rilindja dhe segmentet e saj po e mbajne premtimin elektoral per kanabizimin e vendit".
Kështu deklaron deputeti i PD-së, Tritan Shehu në një reagim të tij për mediat, i cili thekson se kjo po realizohet në bashkëpubim policinë lokale.
"Kush të dëshërojë nga policët e ndershëm, pushtetarët e përgjegjeshëm e të guximshëm nqs ka te tille, partnerët nderkombetare etj, mund të inspektojnë terrenin: Në malet e Fushbardhës, psh ne Malin e Panjës. Ne Kurvelesh, kullotat e maleve Gusmar, Nivic, Progonat. Ne zonat e thella të ish minierave në Memaliaj. Në zonat e Krahesit. Në zona të thella të Permetit. Etj, etj, etj. Por kjo batërdi nuk mund të bëhet pa bashkëpunim të strukturave të Policisë në Qark, pushtetarëve të korruptuar etj me grupet kriminale, sepse nuk është e vështirë për t'u përcaktuar e reaguar ndaj këtyre veprave të paligjshme", shprehen Shehu.
Deputeti demokrat gjithashtu thekson se po vihen në zbatim skema e disa viteve më parë.
"Ne fakt po perseritet e njejta skeme e viteve 2015-2017, e cila coi vetem: --Në pasurimin e grupeve kriminale, të drejtuesve të policisë së Qarkut nga haracci prej 10-15 Euro, që fshatarët u paguanin për ccdo bimë të mbjellë, “taksagrumbulluesve” ne Tirane, e te tjerëve të lidhur me ata. --Në shkaterrimin ekonomik të fshatarëve, që braktisën e sakrifikuan aktivitetin normal bujqësor e blegtoral të tyre. --Në skallavërimin e tyre si pasojë e terrorizimit, që akoma vazhdon t'u bëhet nga Pushteti për kanabisin e mbjellë. Kush nga ata që duhet të reagojnë ndaj kësaj gjendje nuk reagon, është ose i përfshirë ose frikacak", thekson demokrati.