1 qershori, festa e fëmijëve është shënuar me një incident në Pediatrinë e Tiranës që për pak ka rrezikuar edhe jetë.
Siç mund ta shikoni edhe në fotot e publikuara nga deputetja e zgjedhur e PD-së, Ina Zhupa, copëza mermeri janë shkëputur nga tavani duke rënë në njërin prej shtretërve të spitalit të fëmijëve.
"Kushtet e spitaleve skandaloze të shëndetësisë rrezikuan edhe jetën e fëmijëve. Tani në spitalin e pediatrisë sapo u plagos një fëmijë nga rënia e tavanit" denoncon Zhupa në facebook.
Ajo kërkon hetim për ngjarjen dhe vënien para drejtësisë të atyre që rrezikojnë jetën e fëmijëve, pikërisht në vendin ku duhet të shpëtojnë jetën dhe shëndetin.