“Do ta përmbysim me çdo instrument”, Basha: Nuk ka bashkëpunim me Ramën, vodhi shpresën e shqiptarëve

Shqipëria

“Do ta përmbysim me çdo instrument”, Basha: Nuk ka bashkëpunim me Ramën, vodhi shpresën e shqiptarëve

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 15:47
Lulzim Basha

Gjatë një takimi me demokratët e Lushnjës, Patosit dhe Divjakës, ku kërkon mbështetje për një mandat të tretë në krye të Partisë Demokratike, Luzlim Basha, ka qenë i prerë duke deklaruar se nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama. Basha tha se 25 qershor  Rama, u vodhi shpresën shqiptarve, ndaj sipas tij demokratët do të jenë në betejë për  largimin  e tij.

"Kush tjetër përveç nesh ka forcën për ta çuar deri në fund këtë betejë? Por deri këtu nuk kemi ardhur rastësisht, nuk kemi ardhur duke u zvarritur. Forca jonë ka ardhur duke u shtuar pikërisht prej sakrificave dhe betejave që kemi zhvilluar.

Ndaj me këtë përgjegjësi që askush tjetër përveç nesh nuk e merr dot, me këtë forcë të rigjetur përmes bashkimit tonë dhe bashkimit të shqiptarëve me 25 prill, kam ardhur t’ju kërkoj ta vazhdojmë betejën," tha Basha.

E për ta arritur rrëzimin e asaj që e quan regjimi Rama-Doshi, Lulzim Basha, tha se Partia Demokratike do të përdor çdo instrument.

"Ndaj, sa më takon mua arsyeja, motivi dhe objektivi që më sjell para jush për t’ju kërkuar besimin tuaj është një dhe vetëm një: të përdorim çdo mjet, të angazhohemi në çdo formë, në çdo forum të brendshëm dhe të jashtëm, të marrim mbi supe çdo përgjegjësi që në kohën më të shkurtër të mundshme të çmontojmë regjimin Rama-Doshi me kompani, se emrat e tyre nuk mbarojnë po t’i marrim me radhë dhe ta çojmë vendin sa më parë drejt zgjedhjeve që do të sjellin zgjidhje," tha Basha," tha Basha.

Partia demokratike, tha Basha ka  pasur gabimet, si në qeverisje ashtu edhe në opozitë, por kur tha ai nuk I përmbysi vlerat duke bashkëpunuar me kriminel për pushtet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat