Plagoset me thikë 25-vjeçari në Elbasan, autori e goditi disa herë dhe tentoi të largohet! Arrestohet nga policia

Shqipëria

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Elbasan, autori e goditi disa herë dhe tentoi të largohet! Arrestohet nga policia

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 16:20
Ilustrim

Një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pasditen e sotme në Elbasan.

Mësohet se ngjarja u regjistrua në lagjen "Kongresi", në afërsi të qendrës së qytetit, ku 25-vjeçari, ende i paidentifikuar, u godit disa herë me thikë nga një 24-vjeçari Marsel Jevgu. Pas ngjarjes, ky i fundit u përpoq të largohej, por u arrestua nga policia.

25-vjeçari ka marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa është dërguar menjëherë në spital, por nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Për momentin nuk bëhen me dije të tjera detaje për ngjarjen, ndërsa policia ka nisur hetime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat