Pas Niklës, FNSH dhe RENEA zbarkojnë në Lezhë, sekuestrojnë mijëra rrënjë kanabisi

Shqipëria

Pas Niklës, FNSH dhe RENEA zbarkojnë në Lezhë, sekuestrojnë mijëra rrënjë kanabisi

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 17:35
Foto ilustrim

FNSH dhe RENEA janë ndalur sot pasdite në Lezhë, në kuadër të një operacioni antikanabis në të gjithë territorin e vendit.

Operacioni i sotëm po zhvillohet në bashkëpunim edhe me Guardia di Financan italiane.

Nga informacionet e para për Oranews mësohet se janë sekuestruar 4 mijë rrënjë kanabisi të cilat do të asgjësohen me djegie.

Në terren ka forca të shumta policie, nga reparti i FNSH-së dhe RENEA-s, për të bërë të mundur lokalizimin dhe asgjësimin e sa më shumë parcelave me kanabis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat