Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, është shprehur se më e rëndësishmja në këto momente është që të gjithë njerëzit të vaksinohen.
Ka shumë që nuk besojnë tek vaksina por sipas Brataj pika kryesore është që familja të jetë e imunizuar.
Gjithashtu ai shton se pushimet nuk janë jetike dhe nuk është e domsodoshme të udhëtosh jashtë për të pushuar, sidomos në këtë kohë kur duhet të jemi më së shumti vigjilentë.
Brataj shton se ka shumë njerëz që e përjetojnë keq faktin që nuk do të mund të udhëtojnë jashtë shtetit për pushime dhe kjo është diçka që e habit.
“Kjo është një pikë shumë kritike sepse ka shumë rryma njerëzish që nuk besojnë akoma. Por më habit që fakti që më shumë ju intereson a do të mund të dalin jashtë për pushime. Kjo nuk është jetike.
Nuk duhet ta përjetosh keq nëse nuk dola këtë vit. Pika kryesore është që familja të jetë e imunizuar. Do mësojmë nga e kaluara dhe që nga gabimet e shkuara të mos i bëjmë më. Unë jam optimist nga natyra dhe mendoj se një sëmundje ka një fillim dhe një fund, ndërsa jeta është e pafundme”, shprehet Brataj.