Bashkimi Europian ka publikuar sot raportin për cilësinë e ujërave detare, sipas të cilit vlerësohet se 76.5% e ujërave në vendin tonë kanë një kualitet të shkëlqyer. Po ashtu sipas raportit 95.8% e ujërave kanë kualitet të mirë dhe vetëm 4.2% klasifikohen si zona të ndotura.
Plazhet me cilësitë dobët të ujit vlerësohen të jenë pesë, përkatësisht: 1 liqen në zonën e Skraparit pranë fshatit Faqekuq, një pjesë në liqenin e Pogradecit, 2 zona në Durrës, si dhe 1 zonë në plazhin e Vlorës.
Në Shqipëri u monitoruan 119 plazhe dhe ujërat u analizuan sipas dy parametrave mikrobiologjikë Escherichia coli dhe Enterokokët e zorrëve.

Raporti thekson se numri i plazheve të ndotura në vendin tonë ka rënë ndjeshëm që nga viti 2015, përmirësim që mund të lidhet me ndërtimin e impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura në vitet e fundit.