Çfarë i jep Shqipëria në këmbim Turqisë, flet ministrja Xhaçka

Shqipëria

Çfarë i jep Shqipëria në këmbim Turqisë, flet ministrja Xhaçka

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 22:22
Olta Xhaçka

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka tha për gazetaren Ilva Tare se Shqipëria nuk ka asnjë listë me emra, që pretendohet se Turqia i ka kërkuar t’i ekstradojë për llogari të saj.

E pyetur nga gazetarja Tare, nëse Turqia po kërkonte diçka në këmbim të pranisë së saj në Shqipëri përmes investimeve masive, përfshi këtu edhe një listë emrash me persona që duhen ekstraduar apo shkolla që duhen mbyllur në emër të Turqisë,  ministrja Xhaçka mohoi që në zyrën e  saj si ministre e Jashtme të ketë një listë të tillë.

“Nuk kam asnjë listë të tillë dhe ua them me shumë sinqeritet këtë gjë. Nuk kam parë ndonjëherë ndonjë listë e tillë, nuk më është adresuar asnjëherë një listë e tillë në funksionin që kam sot. Do të spekuloja nëse do të thosha”, u shpreh ministrja Xhaçka.

Ajo mohoi në mënyrë kategorike të ketë dijeni për një listë të tillë, edhe kur gazetarja Tare risolli në vëmendje se vetë ministri i Jashtëm i Turqisë e ka thënë se qeveria shqiptare e ka listën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat