Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e 45-vjeçarit Çajup Selimi, mbrëmjen e sotme në Tepelenë.
Ora News, mëson se Selimi është qëlluar në pallat. Ora Nws mëson se 45-vjeçari është thirrur nga një person tjetër në katin e dytë dhe një tjetër i cili e priste në katin e parë është ngjitur për ta ekzekutuar. Mësohet se Selimi është qëlluar me një plumb në zemër.
Burime bëjnë me dije se në vrasjen e Selimit janë përfshirë dy persona.
Si ndodhi ngjarja?
Mësohet se në momentin që është thirrur Selimi ka qenë në shtëpi, dhe personi që e ka thirrur ishte i njohur për viktimën dhe ndaj ky i fundit nuk ka nguruar që të zbresë.
Sakaq Ora News, ka siguruar edhe videon nga pallati ku është vrarë Selimi. Gjurmët e gjakut në pallat tregojnë se Selimi është vrarë në sheshpushimin e katit të dytë.