Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të Tepelenës. Burime për Top Channel bëjnë me dije se është qëlluar më armë zjarri 45 vjeçari, Çajup Selimi.
Çajup Selimi ishte pronar i një biznesi në Tepelenë dhe rreth tre vite më parë është paraqitur në Spitalin e Gjirokastrës si pasojë e plagëve të marra, pasi është goditur me mjete të forta nga 2 persona në qendër të qytetit.
Për plagosjen e tij në 12 shtator 2018 është ndaluar Risiano Abedini, 27 vjeç nga Tepelena.
Çfarë thoshte Selimi tre vite më parë
Asokohe Selimi tregoi se e kanë sulmuar me leva hekuri dhe e kanë kërcënuar me thika e goditur me grushta, për arsye që nuk i ka të qarta. Ai dhe të afërmit e tij tregonin se kjo ishte një situatë e përsëritur, pasi është hera e katërt që Çajup Selimi sulmohet në një mjedis publik, por në asnjë rast më parë nuk ka pasur të ndaluar.