"Në sytë e fëmijëve të mitur"/ Si u plagos ”i forti” i Vlorës Edison Begaj. Zbriti nga makina në derën e shtëpisë, autori i doli...

Shqipëria

"Në sytë e fëmijëve të mitur"/ Si u plagos ”i forti” i Vlorës Edison Begaj. Zbriti nga makina në derën e shtëpisë, autori i doli...

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 09:45
Pamje nga video

Video nga momenti i ekzekutimit të Edison Begajt i cili shihet ka parkuar makinën pranë derës së banesës së tij. Ai ndodhet së bashku me dy fëmijët e tij të mitur.

Begaj ka ndalur makinën e tij fillimisht në derën e banesës së tij, ku kishte dhe kamera sigurie, dhe më pas del prej aty dhe diçka bisedon në celular, ndërsa dy fëmijët e tij janë ende në mjet.

Në momentin që ai i drejtohet sërish makinës autori i plagosjes i del përballë dhe e qëllon disa herë, ndërkohë që fëmijët të tronditur bëjnë disa lëvizje brenda mjetit.

Menjëherë pas plagosjes autori shihet duke vrapuar në anën tjetër të banesës, ndërkohë që fëmijët e Begajt, të trembur shihen duke hapur derëën e makinës.

Kur kanë kaluar 5 ditë nga ngjarja, Policia e Vlorës nuk ka asnjë të ndaluar për atentain, ndërkohë që Begaj ka dalë jashtë rrezikut për jetën, pasi plagët i ka marrë në pjesën e poshtme të trupit.

Edison Begaj është një emër i skeduar nga policia e Vlorës edhe më herët, si i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Kjo sipas policisë ngre edhe pista e hetimit për ngjarjen e mbrëmjes së kaluar, prishje pazaresh apo konflikt i mbartur.

Më 20 shkurt të vitit 2008, policia e Vlorës përfundoi operacionin e koduar “Qiriu i ndezur”, i cili i dha fund veprimtarisë 10-vjeçare kriminale të një bande e cila trafikonte drejt Italisë drogë dhe armë. Aksioni i shtrirë në Vlorë, Fier, Kavajë dhe Lushnjë çoi në pranga shtatë persona, mes tyre edhe Edison Begajn, banues në Vlorë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat