ABC siguron pamjet nga momenti i atentatit ndaj Edison Begaj në Vlorë.
Begaj shihet teksa ndodhet para banesës së tij në rrugën e jashtme, ndërsa autori qëndron vetëm pak metra larg tij.
Ndër të tjera ABC mëson se autori i atentatit ka qenë i veshur me uniformë policie dhe e ka qëlluar në befasi 38-vjeçarin Edison Begaj.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 29 maj ku Begaj mbeti i plagosur me 4 plumba.