Spitali "Shefqet Ndroqi" i njohur edhe si Covid 2 gjatë pandemisë së koronavirusit do ti kthehet normalitetit.
Pacientët me Covid që po marrin trajtim aty aktualish do të transferohen te Spitali Infektiv.
Tashmë te"Shefqet Ndroqi" do të trajtohen pacientët që kanë marrë trajtim mjekësor në këtë spital para pandemisë.
Një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë raportoi se në spitalet COVID po trajtohen 37 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.