Ditën e sotme temë e emisionit "Breaking" në TopNews ishte votimi për shkarkimin e presidentit Meta në parlament.
I ftuar në emision ishte anëtari i komisionit hetimor dhe njëkohësisht deputeti i partisë socialiste Spartak Braho, ku tha se presidenti i ri duhet të jetë i një tipi si Alfred Moisiu.
"Interpretimi i Komisionit të Venecias është i plotë dhe Meta nuk kërkon mendim nga Komisioni, mendoj se tashmë Meta është i shkarkuar. Mos dekretimi i qeverisë së re nga presidenti do sillte një krizë por që do ta zgjidhte parlamenti. Ai anën morale e ka shkelur më rëndë, është e domoddoshme të rregullohet ligji për presidenti jo për Ilir Metën.
Personalisht mendoj që presidenti i ri të jetë i një tipi si Alfred Moisiu. Unë i kam thënë të ik në presidencë me idenë se është një politikan i vjetër, ai doli nga kostumi i presidentit pasi i rrinte shumë i ngushtë", u shpreh Braho.