Në orën 17:30 nis mbledhja online e Asamblesë Kombëtare të PS-së. Kryeministri Edi Rama dhe sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla do të drejtojnë mbledhjen nga selia e PS-së.
Çfarë do të ndodhë sot?
Të gjithë eksponentët e PS-së do të japin llogari përpara kryetarit të PS-së Edi Rama. Do të evidentohen socialistët që punuan mirë për rezultatin e 25 prillit, dhe ata që nuk ishin të suksesshëm në misionin e tyre.
Për këtë arsye forumi socialist do të vendosë për mbajtjen e zgjedhjeve të strukturave vendore të partisë, ndërsa do të miratohet edhe axhenda e mbajtjes së Kongresit të jashtëzakonshëm në 12 qershor.
Pritet të kenë ndryshme në kryesi
Janë disa eksponentë të rëndësishëm të PS-së që nuk do të jenë më në kryesi pasi nuk arritën të zgjidhen dot deputetë, si Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Ilir Beqja, Ervin Bushati. Gjithashtu pjesë e kryesisë nuk do të jetë as Ditmir Bushati.
Gazetarja e Ora News, Fjorela Beleshi po ndjek nga afër të gjitha zhvillimet e Asamblesë Parlamentare të PS-së.