“Maffia, maffia, kallash, kallash”/ Videot në ”Tik-Tok”, KLGJ fut me urgjencë në rend dite kërkesën e ILD për kryetaren e Gjykatës së Elbasanit

Shqipëria

“Maffia, maffia, kallash, kallash”/ Videot në ”Tik-Tok”, KLGJ fut me urgjencë në rend dite kërkesën e ILD për kryetaren e Gjykatës së Elbasanit

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 12:57
Enkeleda Kapedani

KLGJ ka futur me urgjencë në rend dite kërkesën e ILD për kryetaren në detyrë të Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani.

Relator i çështjes është caktuar Maksim Qoku teksa ILD ka kërkuar pezullimin dhe shkarkimin nga detyra të gjyqtares.

Disa ditë më parë Kapedanit iu shfaqën disa video në aplikacionin ‘’Tik-Tok’’ nga automjeti dhe ambientet e Gjykatës së Elbasanit. Sipas ILD veprimet e saj diskreditojnë rëndë figurën e gjyqtarit.

Nga ana e saj, kryegjyqtarja Kapedani e ka hedhur poshtë se ka një aplikacion të tillë, dhe se këto sulme kanë si qëllim që të përbaltin figurën e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat