Kryeministri Edi Rama nuk do të jetë marrë pjesë në Asamblenë e PS-së të parashikuar sot pasdite.
Sipas burimeve të Gazeta "Shqip", kryeministri Edi Rama së bashku me disa ministra do të udhëtojnë drejt Turqisë për një vizitë zyrtare, e para pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
Po të njëjtat burime bëjnë të ditur se fillimisht ishte parashikuar që Rama të mbante fjalimin e tij online të Asamblesë së PS-së dhe më pas të udhëtonte me avion drejt Turqisë. Por plani është ndryshuar dhe se kryeministri është detyruar të braktisë Asamblenë e PS-së.
Mbledhja e lartë e këtij forumi do të drejtohet nga sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla.