3 parcela të mbjella me kanabis, janë kapur nga policia e Durrësit, tek Kepi i Rodonit.
Media mëson se në këto parcela ishin mbjellë së paku 200 rrënjë kanabis.
Zbulimi është bërë nga ana e policisë kufitare të cilët patrullonin bregun e detit tek Kepi i Rodonit.
Mësohet se disa prej bimëve kishin disa muaj që ishin mbjellë.
Ndërkohë policia nuk ka mundur të identifikojë personat që kanë kultivuar kanabisin por po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje