Banorët e fshatit Dukas në Patos janë të shqetësuar për situatën në të cilën janë lënë varrezat, dhe Kisha.
Dëmtimi i varrezave dhe rrëshqitja e dherave nga erozioni ka nxjerrë në sipërfaqe eshtrat qindra vjeçare të banorëve vendas.
Më shqetësuese është situata për Objektin e Kultit.
Kisha e ndërtuar rreth viteve 1800, nuk ka parë asnjë investim çka ka sjellë degradimin e saj.
Banorët shprehen të revoltuar dhe të shqetësuar edhe për Kishën, edhe për varrezat.
"E mbuluar me dhe. Po nuk u bë muri rrethues i saktë, është gjyhan," thotë një banor.
"Është kërkuar që të bëhet ndërhyrje dhe të bëhet një pjesë e Kishës aty që të ngelet si histori, por origjinaliteti nuk është gjendur akoma," thotë një banor.
"Gjithmonë kryetarit i kemi shkuar, as nuk vjen. Hoqi pak dhe atje dhe mbolli disa pisha," thotë një banor tjetër.
Bashkia Patos e drejtuar nga Rajmonda Balilaj nuk ka kryer asnjë mirëmbajtje dhe restaurim për këto dy problematika.