Njoftimi i rëndësishëm/ Për të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Turqisë, duhet...

Shqipëria

Njoftimi i rëndësishëm/ Për të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Turqisë, duhet...

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 19:24
Tiranë

Për të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Turqisë, Aeroporti “Nënë Tereza” ka njoftuar procedurat e nevojshme.

Në njoftim thuhet se për pasagjerët që do të udhëtojnë drejt Turqisë nuk është i nevojshëm të kryhet testi PCR nëse posedojnë dokumentin që vërteton se janë vaksinuar të paktën 14 ditë përpara hyrjes në këtë vend.

Nuk duhet të kryejnë testin PCR ata pasagjerë të cilët vërtetojnë me anë të një dokumenti se kanë kaluar koronavirusin në 6 muajt e fundit.

Njoftimi i plotë i Tirana International Airport:

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë drejt Turqisë

Nuk duhet të kryejnë testin PCR:

Pasagjerët që posedojnë dokumentin që vërteton se janë vaksinuar minimumi 14 ditë përpara hyrjes në Turqi

Pasagjerët që vërtetojnë me anë të një dokumenti se e kanë kaluar COVID-19 në 6 muajt e fundit

Pasagjerët që nuk janë vaksinuar dhe nuk e kanë kaluar COVID-19 në 6 muajt e fundit, duhet të kenë kryer testin PCR maksimumi 72 orë përpara nisjes, ose testin e shpejtë antigjen 48 orë përpara fluturimit.

Testi PCR kryhet edhe në aeroport, por jo testi antigen.

Ju faleminderit për bashkëpunimin,

Tirana International Airport

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat