Shqiptarët shpëtojnë jetën e turistes zvicerane të bllokuar në alpet e Shqipërisë

Shqipëria

Shqiptarët shpëtojnë jetën e turistes zvicerane të bllokuar në alpet e Shqipërisë

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 22:53
Ilustrim

Turistja zvicerane sot në orët e pasdites ishte bllokuar për me shumë se 3 orë në dëborë në Qafën e Valbonës (265 km larg kryeqyteti shqiptar-Tiranës) qe njihen si Alpet e Shqipërisë, njofton nga Tirana korrespondenti i gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Mësohet se turistja zvicerane e cila kishte ndërmarrë e vetme një udhëtim për në Alpe, pasi kishte kaluar disa kilometra për shkak ftohtit dhe ortekëve ajo qe bllokuar për me shume se 3 orë në malet e Qafës  së Valbonës.

Zvicerania e re (28) pasi ishte bllokuar ajo ka bërtitur me zë të lartë, duke njoftuar banorët e zonës se ishte në rrezik, pasi ishte mbetur e bllokuar në dëborë. Te parët në ndihmë i dolën disa të rinj shqiptarë të prire nga Erind Zalli i cili në Shqipëri njihet si  “Djali i Alpeve”, meqë është një alpinist i shkathët. 

Shpëtimtari Erin Zalli ka pohuar se “guri për gurin ka nevojë” njashtu edhe njeriu për njeriun ka nevoje dhe duhet ndihmuar. Jam i kënqur që ndihmova, shpëtova një grua të një vendi tonë mik, Zvicrën, ka thënë z. Zalli

Është  dashur se paku një orë derisa turisten zvicerane e nxorën nga ky bllokim te cilës ia shpëtuan jetën.

Pasi te rin je shqiptare e shpëtuan, zvicerania ka falënderuar nga zemra këta te rinj, te cilët i ka quajtur heronj. Zviceraneje e cila deshi të mbetet anonime në fb e saj ka bere një apel për themelimin e një grupi shpëtimi në parkun kombëtar të Valbonës e cila ka shprehur dëshirë të kontribuoje në këtë shoqatë shpëtimi.

Për fund gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka përkujtuar se mu në këtë vend në Qafe të Valbonës këto vitet e fundit kane humbur disa turiste dhe vendor.

Duhet përkujtuar 56 vjeqaren austiake e cila kishte humbur jetën para ca vitesh duke rënë në një humnerë prej 80 metrash thelle ne Qafë të Valbonës.  

Image

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat