Arrihet marrëveshja për 14 miliardë euro për ndihmën e parë që do të mbështesë politikën e zgjerimit dhe do të sigurojë fonde për planin ekonomik në Ballkanin Perëndimor.
Lajmi është bërë me dije nga ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca me anë të një postimi në Twitter.
“Arrihet marrëveshja politike për 14 miliardë euro si Instrument për Ndihmën e Para-Anëtarësimit.
IPAIII do të mbështesë politikën e zgjerimit & do të sigurojë fonde për Planin Ekonomik dhe Investimeve për Ballkanin Perëndimor, mjet kyç për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike të rajonit pas COVID19”, shkruan Soreca.