Një 36-vjeçare u arrestua si e dyshuara kryesore e vjedhjes së një shume të konsiderueshme prej 75 mijë euro të një shtetasi në Përmet.
Sipas policisë, shtetasja O. Shahini, dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin Paulin Preçi, i cili u shpall në kërkim, ka vjedhur shumën prej 75 000 euro në banesën e shtetasit Koço Proko.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 27 000 euro.
Mësohet se autorët janë me precedentë të mëparshëm kriminal në fushën e vjedhjes me dhunë.