Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg drejtuesin e punimeve të OSSH-së, Shkëlqim Onjea, pas aksidentimit të dy punonjësve ku një prej tyre, Gëzim Çabej, humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit të lartë pas kontaktit me rrymën elektrike.
52-vjeçari i arrestuar nuk kreu kontrollin dhe monitorimin e punës së elektriçistëve.
Gjithashtu nën hetim është edhe një operator i OSSH në Gjirokastër, pasi dyshohet se falsifikoi dokumente duke ndërhyrë në librin e dispeçerisë.
Seanca e parë u mbajt sot, ku u caktua masa e sigurisë "burg pa afat" ndaj tij.