17-vjeçari rrëzohet nga lartësia, sillet me urgjencë drejt Tiranës

Shqipëria

17-vjeçari rrëzohet nga lartësia, sillet me urgjencë drejt Tiranës

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 18:39
Foto ilustrim

Një 17-vjeçar nga fshati Shelegar, bashkia Sarandë, është transportuar në gjendje kritike në urgjencën e “Stefan Mekshi”.  

Adoleshenti i identifikuar si Klajdi Kalemi është rrëzuar nga një lartësi afërsisht 2 metra dhe ka pësuar fraktura të rënda në kokë dhe në trup.

Sipas bluzave të bardha të Sarandës pas ndihmës së parë është transportuar me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim mjekësor më të specializuar.

Gjendja shëndetësore e tij paraqitet kritike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat