Ambasadorja e SHBA në Tiranë, duke kujtuar memorandumin e firmosur nga Presidenti Joe Biden, ku SHBA i shpall luftë korrupsionit, jo vetëm brenda vendit, por në rang globi thotë se ky vendim do të pasojë hapa të tjerë konkretë.
“Presidenti amerikan Joe Biden sot vendosi zyrtarisht luftimin e korrupsionit si një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të SHBA. Qeveria e SHBA-së do të ndërmarrë më shumë hapa për të kërkuar llogari ndaj individëve të korruptuar, organizatave kriminale dhe të tjerëve.
“Hapat do të përfshijnë forcimin dhe ndërtimin e sanksioneve anti-korrupsion si; forcimi i veprimit të zbatimit të ligjit; dhe rritjen e mbështetjes për shoqërinë civile, mediat, organet shtetërore dhe lokale, partnerët ndërkombëtarë dhe aktorët e tjerë të mbikëqyrjes dhe llogaridhënies”, thekson ambasadorja Kim.
Me përfshirjen e luftës anti-korrupsion në përparësitë e saj, administrata Biden angazhohet të ndërmarrë hapa të rinj për të vënë para përgjegjësisë individët e korruptuar, organizatat kriminale transnacionale dhe aktorë të tjerë të përfshirë në veprimtari të paligjshme.
“Kjo përfshin forcimin dhe ndërtimin e sanksioneve që synojnë luftë kundër korrupsionit sipas Ligjit Magnitsky dhe kompetencave të tjera të ngjashme; dhe përforcimin e masave penale ose civile, të tilla si Nisma Departamentit të Drejtësisë për Rimarrjen e Pronave të Siguruara përmes Kleptokracisë”.