Gjykata e Posaçme, GJKKO lë në fuqi nismën masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-gjyqtaren Enkelejda Hoxha.
Ish-gjyqtarja e Krujës që njihet se i liroi të fortët nga burgu u kap pas përgjimeve të realizuara nga organet e specializuara të prokurorisë, në momentin kur po bëhej pazar për të liruar një të dënuar.
Hoxha akuzohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe të funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.
Prej 11 shkurtit gjyqtarja Enkelejda Hoxha është arrestuar me urdhër të SPAK, nën akuzën e korrupsionit. Së bashku me 9 persona të tjerë të vënë në pranga gjatë operacionit, ata akuzohen se kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale kundrejt parave.