Shoferi i kamionit i cili mbeti i plagosur një ditë më parë, pasi me një kamion të tonazhit të rëndë shembi urën në Darzezë, është arrestuar nga policia.
Blutë e Fierit, njoftojnë se kanë arrestuar 52-vjeçarin me iniciale L.P, për veprën penale "Shkatërrimi i rrugëve".
Njoftimi i policisë:
"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë për veprën penale "Shkatërrimi i rrugëve" shtetasin L. P., 52 vjeç, banues në Roskovec, pasi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, duke drejtuar automjetin me një rimorkiator mbi të cilin kishte ngarkuar një skrep, ka kaluar në urën e rrugës automobilistike Fier-Darzezë jashtë tonazhit të parashikuar në tabelën sinjalistike, duke e shëmbur urën."- njofton policia.