Mësohet se Adriatik Cama ish prokuror është plagosur. Ish prokurori njihet për hetimin e dosjeve të bujshme si vrasja e bankierit Artan Santo dhe dosjes së 21 janarit. Top Channel mëson se viktima ishte në lokal duke pirë kafe.
Camaj sipas informacioneve paraprake është dërguar në spital për mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Adriatik Cama, i cili ishte prokuror, në Prokurorinë e Tiranës u shkarkua në korrik të vitit 2018 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Pas shkarkimit mësohet se Cama u kthye në një avokat në profesion. Ai është avokati i Nevaldo Hajdarajt të policit që vrau pas shpine Klodian Rashën.