Vrasja te gjykata e Tiranës, Jaupaj: Gruaja e viktimës, e arrestuar për dhunë në familje

Shqipëria

Vrasja te gjykata e Tiranës, Jaupaj: Gruaja e viktimës, e arrestuar për dhunë në familje

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 13:30
Rebani Jaupaj

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, duke folur nga vendi ku një person u vra dhe u plagos avokati i tij, njoftoi arrestimin e autorit të krimit, Mexhit Picari.

"Sot në orën 11:50 ka ndodhur një ngjarje e rëndë në një lokal këtu. Është vrarë një person që ka qenë proces divorci me bashkëshorten e vet. I ati i vajzës është autori.Si rezultat i kontrolleve të shpejta u bë e mundur kapja e autorit dhe shoqërimi i tij në drejtorinë e policisë së Tiranës".

Jaupaj sqaroi se viktima Kudret Saliaj ka pasur një proces të gjatë divorci me bashkëshorten e tij,  e cila ka qenë e arrestuar për dhunë në familje.

"Po bëheshin seancat për divorc dhe babai ka goditur ish-dhëndrin e vet".

Në këtë ngjarje është plagosur dhe avokati Adriatik Cama që ishte në tavolinë me viktimën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat