Ilir Meta po kalon ditët më të vështira në karrierën e tij politike, e ngritur mbi pastrim parash, korrupsion, shtantazhe, pazare dhe mospërballje me drejtësinë.
Disa ditë pasi dekalroi se nga Presidenca do të largohej vetëm në vitin 2022, kur i mbaron mandati, Ilir Meta është dorëzuar sot, duke pranuar publikisht fundin e tij politik, të rezervzuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të kundërvënies ndaj reformës në drejtësi, tentativa të vazhdueshme për destabizilim dhe krjim të një linje amerikane në Shqipëri, bashkë me aleatin e tij Sali Berisha.
Për herë të parë, Ilir Meta pranoi sot nga Elbasani ku mori pjesë në një pelegrinazh se, shkarkimi dhe dërgimi i tij para SPAK-ut pa imunitet, është një vedim i pashmangshëm. Meta sot jo vetëm nuk tregoi siguri dhe vijimin e betejës, por kërkoi mëshirë nga Kuvendi dhe Gjykata Kushtetuese.
Meta u shpreh se “Nuk ekziston asnjë lutje e tillë, lutja është Zoti t’i falë të gjithë ata që nuk dinë se çfarë bëjnë dhe t’i udhëheqë të gjithë në rrugën e të mirës së përbashkët. Kjo ishte një përgjigje shumë e qartë. Kam ardhur për t’iu bashkuar këtij mesazhi bashkëjetese të të gjithë besimeve të ndryshme dhe besës se është e qartë”.
Qëndrimi i Metës vjen pesë ditë para mbledhjes së Kuvedit të Shqipërisë për ta shkarkuar nga detyra si President, vendim i cili do t’i hapë rrugë një tjetër procesi dramatik për fatin e Ilir Metës dhe familjen e tij biologjike dhe politike. Meta iu drejtua deputetëve të Kuvendit, të cilët do të votojnë për shkarkimin e tij, por mesazhi i tij u adresohet Shteteve të Bashkuara të Amerikës, fuqia që po dikton shkarkimin e tij të palavdishëm.
Kthesa e Metës nga kërcënimet tek mëshira vjen në kushtet kur duket se tentativat e tij për të blerë disa deputetë për t’i shpëtuar shkarkimin, kanë dështuar. Gjithashtu, ky mesazh për mëshirë vjen në kushtet kur Vitore Tusha, që ka votën vendimtare për shkarkimin ose jo të Ilir Metës, është rreshtuar përfundimisht në krah të SHBA.
Shkarkimi i Ilir Metës është vetëm hapi i parë. Deprtamenti Amerikan i Shtetit ka bërë gati njoftimin për shpalljen e Ilir Metës dhe familjes së tij ‘non grata’ për korrupsion madhor në Shqipëri.
Meta referohet në mënyrë të koduar në njoftimin e DASH në njoftimin për përfshirjen e Sali Berishës dhe familjes së tij në listën e zezë. Më tej, pritet të vihet në lëvizje SPAK, për të nisur hetimet për korrupsion, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash, siç ndodhi edhe me Adriatik Llallën.
Jo më gjatë se mbrëmë, Ilir Meta ka marrë një tjetër mesazh të qartë nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila njoftoi vendimin e qeverisë amerikane për t’i shpallur luftë korrupsionit në Shqipëri.
Yuri Kim shkroi se “Presidenti Biden sot vendosi zyrtarisht luftimin e korrupsionit si një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të SHBA. Qeveria e SHBA-së do të ndërmarrë më shumë hapa për të kërkuar llogari ndaj individëve të korruptuar, organizatave kriminale dhe të tjerëve.
Hapat do të përfshijnë forcimin dhe ndërtimin e sanksioneve anti-korrupsion si; forcimi i veprimit të zbatimit të ligjit; dhe rritjen e mbështetjes për shoqërinë civile, mediat, organet shtetërore dhe lokale, partnerët ndërkombëtarë dhe aktorët e tjerë të mbikëqyrjes dhe llogaridhënies”.