Arbër Çekaj kërkon pafajësinë, ja data e vendimit përfundimtar

Shqipëria

Arbër Çekaj kërkon pafajësinë, ja data e vendimit përfundimtar

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 16:00
Arbër Çekaj

Gjykata e Posaçme e Apelit do të shpallë më 18 qershor, ora 09:30 vendimin përfundimtar ndaj Arbër Çekajt, Armando Pezakut dhe Donaldo Lushajt, të akuzuar për trafikimin e 613 kg kokaine kolumbiane në Shqipëri.

Në seancën e sotme, të pandehurit kërkuan pafajësi, duke mohuar akuzën e ngritur ndaj tyre.

Gjykata e Posaçme e dënoi me 14 vjet burg Arbër Çekajn për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Ndërkohë, Prokuroria kishte kërkuar 21 vite burg, kërkesë të cilën e konfirmoi edhe gjykata, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, Çekaj përfitoi ulje të dënimit me një të tretën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat