Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka nxjerrë shifrat e rasteve aktive me COVID-19.
Manastirliu thotë se në Tiranë ka më pas se 100 raste aktive kurse në gjithë vendin rreth 320.
Ajo thotë se këto tregues janë inkurajues dhe situata po shkon drejt përmirësimit. Gjithsesi ajo bën apel që të mos ulet vigjilenca dhe të kufizohet sa më shumë përhapja e COVID-19.
STATUSI NGA OGERTA MANASTIRLIU
Në Tiranë ka më pak se 100 raste aktive me #covid19, ndërsa në të gjithë vendin janë rreth 320 raste.
Tregues inkurajues për situatën e epidemisë në vend, e cila po shkon drejt përmirësimit??
*Kujdes, mos e ulni vigjilincën, për të kufizuar sa më shumë përhapjen e #covid19