Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar pretendimet e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të qarkut të Beratit.
PD dhe LSI kishin kërkuar pavlefshmërinë e rezultatit të zgjedhjeve dhe përsëritjen e tyre me pretendimin se ishin manipuluar.
Trupa gjyqësore vulosi rezultatin e 25 prillit në këtë qark ku partia e Monika Kryemadhit nuk arriti të merrte dot një mandat deputeti vetëm për 58 vota, ndërsa PS mori 5 deputetë dhe koalicioni PD-AN u nda me dy mandate.
Më herët Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesat e dy partive opozitare të vendit edhe në Gjirokastër e Vlorë, teksa pritet që në 9 qershor të shqyrtohet qyteti i Durrësit.
Ndërsa, një ditë më pas do të diskutohet për qarkun e Shkodrës.