Pas arrestimit, ka folur në polici Mexhit Picari, personi, i cili vrau pak orë më parë dhëndrin mu në mes të Tiranës.
Mësohet se Picari ishte duke pirë kafe me vajzën në po të njëjtin lokal, ku vrau dhëndrin.
Përpara bluve të Tiranës, ai është shprehur se e ka vrarë Kudretin për nderin dhe dinjitetin e vajzës.
Sipas Picarit, Saliaj e kishte akuzuar padrejtësisht vajzën e tij.
Viktima prej kohësh kishte kërkuar divorcin nga vajza e autorit.