Byroja e Kuvendit në një vendim të fundit u ka hequr aksesin e gazetarëve në mjediset e Kryesisë së Kuvendit.
Kësisoj reporterët dhe operatorët e mediave do të zëvendësohen me transmetimet e kontrolluara nga Kuvendi.
Vendimi i publikuar në faqen e Kuvendit mban datën 2 qershor dhe ndryshon rregulloren e vitit 2014.
Sipas vendimit gazetarët do të qëndrojnë në një dhomë të veçantë në bodrum, nga ku do të mund të ndjekin përmes rrjetit të transmetimit të kontrolluar punimet e Kuvendit.
“Personat e akredituar, punonjës të RTSH dhe ATSH, mund të lëvizin lirisht edhe në këto ambjente”, thuhet në vendim.