Abuzoi me të miturën në Fier, gjykata dënon me 16 vite burg Leonidha Rapushin

Shqipëria

Abuzoi me të miturën në Fier, gjykata dënon me 16 vite burg Leonidha Rapushin

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 17:49
Foto ilustrim

Leonidha Rapushi, 74-vjeç, të premten u dënua me 16 vite e 8 muaj burg nga Gjykata e Fierit nën akuzën “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.

Prokuroria kërkoi dënimin me 25 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, autori i krimit të rëndë përfitoi uljen e dënimit me 1/3, duke u dënuar me 16 vite e 8 muaj burg.

Ngjarja e rëndë doli në dritë në muajin prill 2020, ku nëna e vajzës së abuzuar denoncoi 74-vjeçarin, ku pas hetimeve të shumta Leonidha Rapushi u arrestua nga blutë e Fierit.

Ai vazhdimisht i shkonte të miturës pranë shkollës, ku i dhuronte çokollata në mënyrë që ta afronte pranë vetes.

Ky veprim u vu re nga psikologia e shkollës, e cila bashkë me nënën dhe të miturën kanë denoncuar të moshuarin në polici.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat