Pylli i Drenies në vendin e quajtur Lofkend është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Drejt vendngjarjes janë nisur forcat zjarrfikëse të Patosit.
Burimet bëjnë me dije se përmasat e zjarrit janë të mëdha dhe ai po vazhdon të përhapet me shpejtësi. Nga ecuria e flakëve, rrezikohet të preket edhe zona e Patosit.
Nga ana tjetër terreni i thyer e bën thuajse të pamundur ndërhyrjen me mjetet e forcave zjarrfikëse.Në vendngjarje aktualisht ndodhen 12 efektivë zjarrfikës të Mallakastrës dhe 12 të tjerë të Patosit.
Nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit në këtë zonë pyjore.