Ish-kryeministri Sali Berisha është shfaqur në një studio televizive pak javë pas u shpall non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I
Por, sapo u ul në poltron, ish-kryeministri lëshoi një kritikë. Ai kërkoi që dritat me ngjyrë ‘mavi’, simbol i Partisë Socialiste të mos ekzistonin në studio, por të ishin ngjyrë blu. Madje edhe ujin e kërkoi me ngjyrë blu. Sigurisht që të dyja dëshirat, iu realizuan.
Pjesë nga biseda:
Sali Berisha: Mi zhduk pak këto dritat mavi
Arian Çani: Nuk i do këto e?
Sali Beirsha: Jo, jo, blu të gjitha sonte. Edhe ujin të lutem.
Arian Çani: Ja blu e ke.
Sali Berisha: (Merrr shishen e ujit e shqyrton). Blu, blu…