I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Berisha deklaroi se e gjitha është një sulm politik ndaj tij, ndërsa shtoi se Edi Rama ka bërë ditë e natë hetime për veprimtarinë e tij, por nuk ka gjetur kurrë asgjë, dhe as ka për të gjetur.
“Le të më thërras 1 mijë herë, do të shkoj. Kundërshtarët e mi kanë hedhur bomba kundër meje, kanë hedhur breshëri. Në vitet ’90 mblodhën gazetarët dhe thanë se ky ka kryer krime kundër njerëzit, por gazetarët ishin të zgjuar.
Edi Rama ka bërë hetime ditë e natë në veprimtarinë time dhe nuk ka gjetur e nuk do të gjejë në 100 vjet asnjë shkelje të vetme, sepse kam qëndruar në standardet e mia dhe në zbatim të ligjit.
Është vetëm politikisht kjo, vetëm sulm politik. Le të hapin 100 padi penale ndaj meje”, tha Berisha.