Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasen Dhurata Saliaj, bashkëshortja e Kudret Saliajt, i cili u vra ditën e sotme nga vjehrri i tij, pranë Gjykatës.
Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja Dorjana Bezat, e cila thekson se 32-vjeçarja është arrestuar si bashkëpunëtore në vrasje.
E reja ishte prezente në lokal, kur babai i saj, 52-vjeçari Mexhit Picari, qëlloi disa herë me plumba ish-bashkëshortin e të bijës, duke i marrë jetën.
Çifti do të zhvillonin sot seancën e radhës gjyqësore në Gjykatën e Tiranës, ku do të pyete fëmija e tyre 16-vjeçar se me cilin do të rrinte.